Testi i gjakut që tregon nëse do të pësoni sulm në zemër

Çdo ditë jemi dëshmitar për të arriturat në fushën e mjekësisë, të cilat i kanë reduktuar punët në procesin e diagnostifikimit të sëmundjeve duke dhënë rezultatet në kohë rekord. Kështu, një test i shpejtë i gjakut i zbuluar së fundit me emrin “cMyC” parashikon sulmin në zemër brenda 15 minutave. “cMyC” është zhvilluar nga shkencëtarët britanikë dhe ka dyfishin e saktësisë më të madhe se testi me anë të muskujve apo troponin. Kjo bën të mundur që mijëra pacient të dinë gjendjen e zemrës së tyre duke e bërë atë edhe në shtëpi.

Shkencëtarët e kanë provuar këtë në 32 pacientë dhe tek të gjithë është dhënë rezultati i saktë. Ky test është dyfish më i saktë sa ato ekzistuese dhe përdoreshin nga NHS, ka treguar ky studim. E rëndësishmja e këtij testi është se mijëra pacient mund të shkojnë në shtëpi pasi ta bëjnë këtë test dhe ta konstatojnë gjendjen e tyre për një orë. Për momentin, pacientët që ankojnë në dhimbje gjoksi duhet të presin pak më gjatë, së paku 3 orë, e deri në një ditë për rezultatet përfundimtare. Testi jo vetëm që do të lehtësonte pacientët dhe familjet e tyre por do të ulte presionin edhe në spitale, që në to do të kishte krevate më të lira dhe do të kursente miliona dollarë. Hulumtuesit britanik, puna e të cilëve është publikuar në revistën mjekësore “Circulation”, shpresojnë të përhapët në tërë botën për rreth 5 vite.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...