Tetova në zi,pesë jetë të shuara në janarin e trishtë

Urim SALIHU

Janë pesë jetë që i shuajti janari.Janë zemrat e ngrohta të atyre fëmijëve pulsi i të cilëve u ndal.Ishte herët të shkonit,ishte dimri i fundit zemra prej diamanti.U këputën e frymëmarrjet e tuaja në natën e jashtëzakonshme.S’mundët t’a shihnin më ditën e re, agimin që ishte i fundit.Tragjedi,tragjedi,tragjedi…Pa fund mund ta thuash vetëm këtë, pjesa tjetër s’mund të përshkruhet me asgjë ,s’ekziston asgjë që mund ta përshkruajë.Jeta juaj ishte kaq, por jeta jonë u rrënua nga ky lajm kaq i trishtë .Katër zemra të njoma ikën bashkë me nënën e tyre që deshti ti ngrohë sic bëjnë prindërit, por një zjarr i pamëshirshëm i morri me vete përgjithmonë.O Zot i madh duam ti japësh fuqi një babai që vetëm ai e di si mund ta përballojë këtë ,vetëm shpirti i tij që është kaq i përvëluar .Vetëm ai e di si ka marrë atë lajm që rëndon po aq sa tragjedia e këtyre përmasave .Ai që ka peshën e dhimbjes që s’përshkruhet , mund ta kuptojë më shumë se cdo gjë cfarë do të thotë jo vetëm ikja e një fëmijëve por ikja e gjithë familjes së tij.Në mbrëmje ai kishte pasurinë e gjithë botës ndërsa në mëngjes …
U këputën shpirtërat e atyre fëmijëve një nga një dhe vdekja nuk tregoi mëshirë.Përse duhej që ata mos rriteshin, përse jeta për të cilën ne bëjmë gjithcka për ta patur në favor tonin, ajo na godet me gjithë forcën në këtë mënyrë.
Kush mund të ketë forcën nga ne që t’i themi një babai që digjet në thellësitë e tij, të qëndrojë i fortë përballë kësaj tragjedie përmasash?!Kush ka forcë nga ne të thotë qoftë edhe një fjalë të vetme.StrugaLajm

Tetova është në zi.Secili nga ne është i kapluar nga ky moment kaq fatal, kaq i dhimbshëm kaq i papërshkrueshëm që s’është dëgjuar më herët.
Pesë njerëz që i jepnin jetë një shtëpie do ta lënë të zbrazur atë si jetën e një babai .
Ikjet janë kaq të ftohta, më të akullta se ky janar i acartë .Në atë shtëpi të shkrumbuar u ndalën jetët e katër engjujve bashkë me nënëne tyre.Kjo i dhemb gjithësecilit.Lamtumirat janë të trishta.Lamtumirat e atyre fëmijëve që mbreti i botës nuk i la të rriteshin kanë lënë zbrazëtirën e përjetshme.StrugaLajm


Loading...
loading...