TETOVA, QYTET PËR T’IA VAJTUAR FATIN

Tetova konsiderohet si njëri nga qytetet më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni, jo për shkak të rëndësisë historike, por për shkak të rrethanave të krijuara gjatë shekullit XX dhe mëpastaj.

Para fillimit të proceseve demokratike dhe pavarësimit të Maqedonisë, ky qytet ka qenë i njohur si qytet me industri të zhvilluar dhe ka mbushur bexhetin e shtetit më tepër se dhjetëra qytete të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin e vendit, Shkupin.

Këtë zhvillim nuk e krijoi pushteti, por vetë banorët e tij, duke ngritur me vetëkontribut mbi 25 fabrika dhe ndërmarrje të fuqishme, nga industria e lehtë deri në atë të rëndë, si: industria e drurit, tekstilit, plastikës, lëkurës, duhanit, ushqimeve, si dhe kapacitete të tjera ekonomike për transport, turizëm etj.

Nga këto kapacitete industriale sot nuk kanë mbetur as gjurmët, të gjitha u zhdukën me procesin e privatizimit kriminal (1993-2003). Mbi 30 mijë të punësuar sa kishte dikur në kapacitetet industriale dhe ekonomike, në këtë qytet sot ka qen endacakë që e pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, sidomos të nxënësve për në shkolla. StrugaLajm

Sot në Tetovë lulëzon korrupsioni, krimi, plaçkitja e qytetarëve, reketimi i bizneseve të vogla, uzurpimi i tokave, ndërtimet pa leje dhe ngushtimi i hapësirave për jetë të qetë e të dinjitetshme të qytetarëve të saj.

Për fabrika e investime nuk mendon askush, nëse në ato nuk shohin hisen e tyre të plaçkës politikanët, pushtetarët dhe klanet mafioze. StrugaLajm

E vetmja fabrikë që paska punuar deri para pak ditësh, e që nuk e kanë ditur as qytetarët vendës të këtij qyteti, ka qenë fabrika e drogave sintetike, të cilës iu ndalua puna falë intervenimit nga jashtë, sepse pushteti vendor nuk ka kontroll mbi asgjë të rrezikshme që u kanoset banorëve të këtij qyteti.

Përndryshe, nga veprimtaritë më fitimprurëse të kohës së re janë industria e mashtrimit, përmes dhjetëra kazinove për shpërlarjen e parave të funksionarëve të lartë të pushtetit dhe agjencitë e transportit ndërkombëtar, të cilat pa ndalur nxitin, organizojnë dhe bartin rininë e këtij qyteti për botën e jashtme.

Qyteti i Tetovës është shndërruar në ambient pa perspektivë, pa mundësi për jetë normale dhe i rrezikshëm për qytetarët, investitorët dhe mysafirët e jashtëm, ku gjithçka varet nga klanet mafioze dhe kriminelët e zbarkuar në këtë qytet.

(2 maj 2018)


Loading...
loading...