Tetova Sot: Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçi nuk votuan Ligjin e shqipes

Ziadin Sela, Menduh Thaçi dhe Afrim Gashi tre liderët e partive opozitare shqiptare sot nuk e votuan ligjin e gjuhës shqipe në kuvendin e Maqedonisë.

Edhe pse kjo ditë do të shënohet si ditë historike, pasi shqiptarët do të mund të flasin në gjuhën e tyre amëtare, tre liderët nuk e panë të arsyeshme të votojnë, shkruan TetovaSot.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi që kur është bërë deputet, ai nuk merr pjesë edhe pse ka marrë votat e shqiptarëve për ti përfaqësuuar, por ai kurrë nuk e mbron çështjen shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë.StrugaLajm

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela edhe pse ka qenë prezent gjatë votimit të ligjit ai nuk ka votuar bashkë me Gashin e Lëvizjes Besa së Shkupit, ende nuk dihet pse nuk kanë votuar, por ata do të ngelen në histori si liderët shqiptarë që nuk votuan ligjin e gjuhëve.StrugaLajm

Portali TetovaSot ka siguruar dokumentin nga Parlamenti, ku shihet prezenca e Ziadin Selët dhe Afrim Gashi, por ata vendosën mos e votojnë ligjin e gjuhës shqipe, kështu duke u reshtuar pas deputetëve të VMRO-DPMNE-së./TetovaSot/

In : Aktuale

Loading...
loading...