Tetovarja mashtron një shtetas turk i premton martesë dhe i merr 2000 euro

MPB ka njoftuar se me datë 03.09.2024 në ora 15:20 në SPB Tetovë, një 62-vjeçar nga Republika e Turqisë ka raportuar se në periudhën nga korriku i vitit 2023 është mashtruar nga N.A.M. për një shumë prej rreth 2000 euro.

Sipas raportit, ai e kishte njohur atë përmes rrjeteve sociale dhe pas disa kohësh kanë planifikuar të martohen. Sipas raportimit ajo e kishte mashtruar duke e bindur se ishte e sëmurë dhe i kërkoi para për trajtim, të cilat ai ia dërgoi me një transfertë të shpejtë parash. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...