TETOVË, SHTATË PERSONA VDIQËN, 104 PACIENTË NË MBËSHTETJE TË OKSIGJENIT

Situata me koronavirusin vazhdon të jetë kritike në Tetovë.  Në 24 orët e fundit shtatë persona kanë vdekur, ndërsa në Spitalin Klinik të Tetovës 104 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë  informoi se në Klinikën e Sëmundjeve  Infektive në Shkup  ka humbur jetën një vajzë 15 vjeçare nga fshati Sellcë i Tetovës.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Pacientja në gjendje të rëndë shëndetësore është sjellë në Klinikën Infektive, pas 13 ditëve që ka pasur simptoma të sëmundjes. Para se të mjekohet në spital, ajo është ankuar 10 ditë.  Anketa epidemiologjike është pozitive, përkatësisht sipas deklarimeve të të atit të pacientes, edhe e ëma e saj ka humbur jetën nga COVID-19”.StrugaLajm

Ndërkaq, nga Spitali Klinik i Tetovës kanë informuar se nga mëngjesi i së martës deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, ishin 185 ekzaminime dhe kontrolle të njerëzve me simptoma të koronavirusit. Në të njëjtën periudhë kohore 16 pacientë të rinjjanë  shtruar në spital, ndërsa 10 kanë dalë nga spitali. Gjithsej 105 persona janë shtruar në spital, 104 prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit. Meqë koronavirusi është mjaft I përhapur në Tetovë dhe në të gjithë territorin e shtetit shifrat lëvizin nga momenti në moment.

Emine Ismaili /SHENJA/

In : Aktuale

Loading...
loading...