Thirrja e nënës shqiptare që humbi djalin nga droga

Rijad Domaneku ishte vetëm 19-vjeç kur humbi jetën nga përdorimi i substancave narkotike. Ndonëse kërkoi ndihmën e nënës së tij për të lënë drogën, nuk arriti t’ia dilte.

Domaneku filloi të abuzonte me narkotikë në moshën 14-vjeçare dhe u nda nga jeta në vitin 2017. Ndërsa nëna e tij Arjeta Musliu, hapi një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara.StrugaLajm

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ajo tregon se droga po përdoret nga të rinjtë e moshave 12-13 vjeç.StrugaLajm

“Rasti i djalit tim ka qenë thjesht kureshtje që po ndodh tek shumica. Më herët ka qenë mosha 16-vjeçare e sipër. Fatkeqësisht përdoruesit tani i kemi të moshave 12-13 vjeç. Është me të vërtetë shqetësuese,”-tha Musliu.

In : Aktuale

Loading...
loading...