Që në qeverinë “Rama II” figuron një ministër i njohur me pseudonimin “Tigri” në radhët e femrave të dikasterit që drejton, këtë e ka zbuluar në mes të Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja debati mes tyre para kamerave në Kuvend, pasi Ahmetaj u ul dhe Berisha mori fjalën:
Berisha: Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të detyrohesh ti përgjigjesh një njeriu që në mënyrë qesharake – në mënyrën më qesharake – vajzat dhe gratë e ministrisë e thërrasin “Tigri” se përndryshe… pësojnë… shqetësime nga ai.
Ahmetaj (nga pas): Ej, ti je “Luani”! Zot i madh!
Berisha: Ti flasësh këtij njeriu, fjalë…
Ahmetaj: Ej, mos u bëj xheloz, më mirë tigër sesa lepur.
Berisha: Por fatmirësisht këtu përpara flasim para publikut shqiptar dhe kjo ndryshon pastaj se ky përndryshe e meritonte injorimin total. Ky gënjeshtar del e thotë këtu se janë dy projekte të Sali Berishës, ndihma ekonomike dhe Rruga e Kombit.
Debati midis tyre erdhi pasi Ahmeti deklaroi në foltore se si tarifa për Rrugen e Kombit dhe skema e ndihmës ekonomike ishin të dy projekte të sh-kryeministrit Berisha. “Çdo opozitë, – tha ministri më herët, – ka mënyren e saj e të bërit opozitë, por një gjë nuk e kuptoj edhe me ndihmën ekonomike, edhe me Rrugën e Kombit. Vini këtu e thoni ç’po bëni?! Të dyja janë vendime të qeverisë së Sali Berishës e ne kemi zbatuar me rigorizitet atë që kemi menduar se është e shëndetshme.”