Toçkov:Sot testime janë kryer në rajonin e Strugës

Disiplina e qytetarëve të Ohrit dhe qëndrimi i tyre i përgjegjshëm ndaj masave për ta parandaluar përhapjen e infeksionit të koronavirusit ka rezultuar në një numër relativisht të vogël të njerëzve të infektuar në qytet. Deri më tani, 15 persona janë pozitivë në Kovid-19 në Ohër, që është dukshëm më pak në krahasim me Strugën fqinje, ku ka 55 raste pozitive në koronavirus.

Sipas të dhënave të Qendrës për Shëndet Publik nga Ohri, në rajonin Ohër-Strugë deri më tani janë kryer më shumë se 300 teste për Kovid-19.

Opinioni në Ohër është shqetësuar këto ditë pasi tetë raste të personave pozitivë për koronavirus u konfirmuan brenda një dite. Ata të gjithë janë të punësuar në një stacion karburanti në qytet, kështu që i njëjti është mbyllur për arsye parandaluese.

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Ohër, Sasho Toçkov, theksoi se të gjithë njerëzit, rezultatet e testimit të të cilëve janë pozitive, janë të izoluar, siç janë edhe të afërmit e tyre, ata me të cilët kanë qenë në kontakt.

Sa i përket arsyes për shumicën e të infektuarve në Strugë, Toçkov beson se kjo me shumë gjasa është pasojë e raportimit jo në kohë dhe shkuarjes në institucionet e duhura shëndetësore.StrugaLajm

“Un nuk mund ta konfirmoj këtë, por sipas anketave epidemiologjike dhe asaj që kemi, kemi një numër të madh rastesh pozitive nga ajo pjesë, për fat të keq shumë vdekje, gjë që tregon se nuk shkojnë te mjeku përkatës me kohë, në institucionin e duhur shëndetësor”, deklaroi Toçkov.

Përveç pikës së testimit në Ohër ku merren mostra për testim nga personat me udhëzim nga mjeku i familjes, ekipet e Qendrës për Shëndet Publik kryejnë edhe marrjen në terren të materialit për testim. Sot, ekipet e tyre janë në terren në Strugë, më saktë në fshatin Llabunishtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...