Todorov: Unë e dërgova Ziadin Selën e gjakosur në spital

Ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov shpjegon rolin e tij gjatë ngjarjeve të 27 prillit në tentativë për ta shpëtuar Ziadin Selën. Siç shpjegoi Todorov, ai në Parlament kishte qenë në cilësinë e deputetit dhe zëvendës kryeministrit, dhe kur tashmë kishte nisur kaosi, ai kishte qenë në zyrën e ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski.

Pasi Todorov kishte marrë një thirrje telefonike nga tani ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila e kishte alarmuar për gjendjen e rëndë të Ziadin Selës, Todorov kishte thirrur ekipe mjekësore dhe ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov për të siguruar korridor për transportimin e Selës në klinikë, pasi mjekët e ndihmës së shpejtë dyshonin se ka gjakderdhje të brendshme në tru.

Sipas Todorovit, sigurimi i tij e ka huazuar një makinë të ndihmës së shpejtë dhe e ka marrë atë, Radmilla Shekerinskën dhe disa policë të lënduar dhe ato ishin dërguar në Spitalin Shtetëror.StrugaLajm

Sipas Todorovit, gjatë ditës nuk dukej se do të ketë dhunë dhe askush as nuk supozonte se do të vijë deri tek kjo gjendje. Todorov e theksonte faktin se protestuesit në sallën e madhe të Kuvendit nuk ishin farë të dhunshëm dhe vetëm këndonin e valëvitnin flamuj.

In : Aktuale

Loading...
loading...