Top lojtarët shqiptarë që shpërthyen në vitin 2021

Viti 2021 ka qenë një vit shumë i mbarë për shumë nga futbollistët me prejardhje shqiptare.

Nëse duhet të përmendet një emër që ka shkëlqyer më së shumti në vitin që sapo kemi lënë pas, padyshim që është ai i Amir Rrahmanit.

Kapiteni i Kosovës përkundër vështirësive në fillim te Napoli, ka pasur një vit për tu mbajtur në mend.

Rrahmani ka luajtur në 39 ndeshje për Napolin, duke zënë vend në formacionin bazë dhe duke e rritur edhe vlerën e tij në 22 milionë euro gjatë vitit 2021.StrugaLajm

Sot, prishtinasi është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A dhe është në garë për titullin e kampionit me Napolin.

Shpërthim gjatë vitit 2021 ka pasur edhe Armando Broja, pasi fillimisht shkëlqeu në Eredivisie me Vittesen para se të rikthehet te Chelsea duke luajtur edhe në ndeshjet parasezonale.

In : Aktuale

Loading...
loading...