Tragjedi :Dy pushues nga Maqedonia mbyten në plazhin e Spilles-Shqipëri

Një tjetër person dyshohet se është mbytur në plazhin e Spillesë krahas shtetasve maqedonas që humbën jetën mëngjesin e sotëm. Këtë informacion e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit, Gent Lasku.

Në një intervistë për News24, ai thotë se gruaja ka hyrë në të njëjtën kohë në det me maqedonasit por ende nuk është gjetur. Nuk dihet nëse ajo është mbytur apo ka dalë në ndonjë zonë tjetër.

Të mbyturit në Spille, Policia: Janë 2 burra, dyshohet nga Maqedonia, njeri rreth 70 vjeç

“Ka qenë dhe një grua sëbashku me dy shtetasit meshkuj duke u larë trupi i së cilës nuk është gjetur. Është identifikuar me dy meshkujt e vdekur, ka qenë dhe një grua në Spille. Në të njëjtën kohë, sëbashku me dy meshkujt ka hyrë në det. Dyshohet për 3 të mbytur. Rikonfirmova dhe dhashë direktivat për të dhënë informacionin e saktë të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në plazhin publik” – tha Lasku.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...