Tragjedi në Adriatik, babai hero mbytet për të shpëtuar vajzat e tij binjake

47 vjeçari ishte sot në plazh me familjen e tij, por kur pa vajzat që po i merrnin dallgët, vrapoi dhe i shpëtoi ato duke sakrifikuar veten

Ishte menduar të ishte një ditë pushimi për të, gruan dhe vajzat e tyre binjake 11-vjeçare.

Në vend të kësaj, ajo u kthye në një makth kur dy vajzat gati u mbytën dhe babai i tyre, vetëm 47 vjeç, vdiq për t’u shpëtuar atyre jetën.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 14 të ditës së sotme në provincën e Brindisit, ku familja ishte nisur nga Bari për të kaluar fundjavën pranë bregdetit të Adriatikut.StrugaLajm

Ata kishin arritur në plazhin e Forcatella, midis Torre Canne dhe Savelletri, që dallohet për ujin e kristaltë dhe shkëmbinjtë. Ata ishin duke pushuar në një liman që gjarpëron midis objekteve luksoze të plazhit.

Më pas, era filloi të fshikullonte bregun dhe deti papritmas u trazua. Dy vajzat në atë moment ishin futur në det dhe nuk po ktheheshin më në breg. Dallgët po i pengonin ato të arrinin në breg.StrugaLajm

Babai, sapo i pa nuk u mendua asnjë çast. Ai u zhyt dhe luftoi me të gjitha forcat kundër fuqisë së ujit që po i rrëmbente vajzat e tij. Pasi notoi për një kohë të gjatë, ai arriti t’i vendoste ato në një pozicion për të arritur në breg, por vetë u bllokua nga furia e dallgëve dhe u dorëzua.

Pushuesit e tjerë, kur e panë, u zhytën për ta ndihmuar. Por kur arritën tek ai ishte tepër vonë. 47-vjeçari tashmë kishte vdekur. E nxorën në breg, por as punonjësit e shëndetësisë nuk mundën të bënin asgjë për të dhe më kot u përpoqën ta ringjallën.

Tragjedia ka ndodhur nën sytë e të gjithë familjes. 47-vjeçari me siguri ka pësuar infarkt nga sforcimet dhe është mbytur, ndoshta kishte pirë shumë ujë gjatë përpjekjeve për të shpëtuar vajzat.

Hetimet do të zbardhin dinamikën e ngjarjes. Era e fortë sot ka vënë në vështirësi edhe pushues të tjerë. Disa kilometra larg Forcatella një tjetër burrë gjithashtu rrezikoi të mbytet. Ai ishte duke u larë në Rosa Marina dhe vetëm ndërhyrja e një shpëtimtari parandaloi tragjedinë e radhës. /Liberale.al/

In : Aktuale

Loading...
loading...