Tragjedi në Korçë dhe Pogradec, dy të rinjtë gjenden të varur në pemë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Korçë dhe në Pogradec, ndërsa sipas policisë janë vetëvrarë.
Dje në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja” është gjetur i vetëvarur në një pemë V.F, 35 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Ndërsa rreth orës 06:25 të ditës së sotme përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, në periferi të Korçës, është gjetur i vetëvarur po në një pemë, I.M. 24 vjeç, banues në Korçë. Nuk dihen shkaqet që kanë dërguar dy te rinjtë në Pogradec dhe në Korçë drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë që pasditen e djeshme, pasi një debati me prindërit se lëvizi makinën pa leje, një 13-vjeçar i dha fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”, në fshatin Fitore të Njësisë Administrative Novoselë të Vlorës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...