Tragjedi në Ohër 2 persona e humbin jetën në aksident

QMK në Ohër, në lidhje me incidentin fatkeq në Galiçicë ku sot një veturë ka rënë në grykë, ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Prevoja”. Automjeti ka rënë në një ambis rreth 100 deri në 200 metra të thellë nga rruga rajonale Trpejcë – Prespë që të çon nëpër Parkun Kombëtar “Galiçica”. Sipas ekipeve që ndodhen në terren në vendngjarje, janë dy persona të vdekur në moshë njofton QMK. Ekipi i MPB-së së Ohrit dhe Shërbimi i Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Ohrit janë në terren dhe pas kontrollit kanë vazhduar me nxjerrjen e viktimave dhe veturës , njofton Qendra për Menaxhim me Krizat.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...