Tragjedi në Pogradec :Nënë e bijë mbyten në rezervuarin e ujit


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Pogradecit, ku raportohet se janë mbytur dy persona në një rezervuar uji.

Sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara nga policia, një vajzë e vogël rreth moshës 10 vjeçe ka rënë aksidentalisht në rezervuar. Nëna e saj ka hyrë për ta shpëtuar nga mbytja, por fatkeqësisht kanë mbetur të mbytura të dyja.StrugaLajm

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar dhe të dhëna të sakta mbi ngjarjen e rëndë në fshatin Alarup.

In : Aktuale

Loading...
loading...