Tragjedi në Zvicër dhe Austri 10 të vdekur

10 viktima janë shënuar nga disa ortekë në alpet austriake dhe zvicerane gjatë fundjavës. Turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania janë mes viktimave të shënuara në disa vendpushime skish. Autoritetet austriake vendosën një alarm të nivelit të katërt për ortekët pas reshjeve intensive të borës dhe erës në zonë. Pavarësisht paralajmërimeve, vendpushimet e skive në Austrinë perëndimore janë mbushur plot për shkak të pushimeve shkollore në Vjenë.

Policia austriake njoftoi 5 viktima të dielën, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari që po përdorte borëpastrues në rajonin perëndimor të Tirolit. Ata gjetën gjithashtu trupat e një udhërrëfyesi skijimi në Sankt Anton am Arlberg dhe një 62-vjeçari i cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner.
Të shtunën, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-tave, për të cilët thuhej se po bënin ski jashtë shtigjeve të përcaktuara u gjetën gjithashtu të vdekur nga ortekët.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...