Tragjedia e vitit 1993 në Ohër. një tragjedi shqiptare (Retro)

Muamedin Istrefi nga fshati Veleshtë i Strugës në momentin e tragjedisë ajrore një nga më të mëdhë në Maqedoni e ndodhur në 20 nëntor të vitit 1993 ku humbën jetën 116 persona ndodhej në aeroportin e Ohrit në pritje të udhëtarëve që do të vinin nga Zheneva e Zvicrës .Ai tregon se duke qënë se shumica e tyre ishin nga Kosova kompania ku ai ishte i angazhuar si shoferë e kishte udhëzuar që udhëtaratë e avionit ‘’AvioImpex’’ t’i transportonte drejt Kosovës.’’Në ora 23 e 20 minuta ishim në aeroportë ku na priste përfaqësuesëi i kompanisë Avioimpex i cili na tha se kemi disa probleme me fluturimin sepse akoma nuk dihej se ku do të ateronte avioni në Shkup apo nhë Ohër.Mbas disa minutave shikojmë se disa persona të kompanisë dalin në teras dhe po shikonin avionin që po bënte rrotullime në liqen në atë momentë u dëgjua një bucitje e fortë ,në momentë të gjithë në nxituam në dalje dhe menjëherë u pa një flakë e madhe dhe pas shpërthimit të parë u dëgjua plasja e dytë si dhe një zjarr më i madh në krahun e djathtë të avionit .Me të dëgjuar shpërthimin e dytë përfaqësuesi i kompanisë filloi të qajë .Në atë momentë ora ishte 23 e 55 minuta para se të rrëzohej aeroplani dritat e zakonshme ishin të ndezura ndërsa ato të kaltërtat ishin të ndezura vetëm në afërsi të dy aeroplaneve të parkuar.Një person nga aeroporti filloi të kërkoj kutën 154 dhe pa se aeroplani është rrëzuar në afërsi Gorencës dhe Llokoceres në vendin Zabel në të njëjtin drejtim u nisëm edhe ne por nuk arritëm ta lokalizojmë avionin e rrëzuar.Më vonë na lajmëruan se është lokalizuar vendi i rrëzimit të aeroplanit dhe ne u rikthyem sërish në aeroportë ‘’thotë ai. Istrefi si një nga dëshmitarët e pakët që pa nga toka tregjedin ajrore të Ohrit thotë se atë kohë duke qënë se pjesa më e madhe e atyre që e pësuan nga kjo tragjedi ishin nga Kosova qytetarët shqiptar të Strugës dhe Ohrit u bënë mbështetja kryesore për4 familjarët e viktimave që kishin ardhur nga Kosova.Ai duke e parë ngjarjen tashmë nga një prespektivë tjetër kohore thekson se kjo tragjedi nuk u ndricua asnjëherë plotësishtë edhe pse në opinion u la të kuptohet se faji ishte te pilotët .20 nëntori i vitit 1993, ishte një datë tragjike për 116 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të rrëzuar, ndër të cilët ishin katër pilot rus, dy stjuardesa dhe dy stjuard nga Maqedonia dhe 108 udhëtar, ku 80% ishin kosovar dhe 20 % ishin shtetas të Maqedonisë.Duhet thënë se, ndër 108 udhëtarët, një kishte shpëtuar gjallë dhe sipas informacioneve të atëhershme ishte nga Uzhica e Serbisë, dhe ishte transportuar në spital, por kurrë më nuk është dëgjuar për atë,Aeroplani “JAK 42’’ i huazuar nga kompania “Avioimpex”, ditën e tragjedisë më 20 nëntor të vitit 1993, fluturonte nga Gjeneva drejt destinacionit në Shkup, por për shkak të kushteve atmosferike, mjegullës së dendur, aeroplani është riorjentuar drejt aeroportit të Ohrit. Pasi ka mbërritur në afërsi të aeroportit të Ohrit, rreth orës 23.30, për shkaqe edhe sot e kësaj dite të pazbardhura plotësisht, edhe pse supozohet se në pyetje ka qënë komunikimi i pakuptueshëm ndërmjet kontrollit të fluturimit në Ohër dhe ekuipazhit, ka devijuar marshutën dhe është përplasur në kodrën mbi fshatin Orovnik dhe Llakoçerje, afro dy kilometra larg aeroportit të Ohrit, me ç’rast është përfshirë në flakët që e kanë shkrumuar tërësisht. (Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...