Transportonte dru me makinë paleje ndalohet 67 vjeçari nga Oktisi i Strugës

Më 14.09.2021 në orën 14:00 në rrugën lokale për në fshatin Oktis të Strugës, oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë Veleshtë kryen kontroll në një automjet të tipit “Nissan” me targa të Strugës, i drejtuar nga SC (67) nga fshati Oktisi, tek i cili u zbulua se po transportonte dru zjarri në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacionin e duhur. Automjeti dhe drutë e prera u konfiskuan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore në Strugë. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen paditë e duhura.

Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina IslamiStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...