Trdokorni:Dilni se do vdesim dhe do zhdukemi!

Shoqata patriotike maqedonase “Trdokorni” dhe “Forcat e bashkuara maqedonase” kanë bërë thirrje për protestë ditën e martë, duke ftuar siç thuhet të gjithë maqedonasit të mobilizohen në mbrojtje të atdheut dhe identitetit kombëtar. Protesta është thirrur në mbrëmje para Kishës ortodokse në Shkup, duke vijuar tek selia e Bashkimit Evropian dhe duke përfunduar para Kuvendit.

“Vëllezër maqedonas, po troket ora e shenjtë për mbrojtjen e atdheut tonë. Ndryshimi i emrit është fundi i popullit maqedonas! Ndryshimi i emrit është vdekje për popullin maqedonas! Për një popull të vogël si ne, ndryshimi i emrit do të thotë zhdukje. Ndryshimi i emrit do të thotë holokaust kulturor dhe apokalips për popullin maqedonas”, shkruajnë këto dy organizata.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...