Tre ministrat shqiptarë të diasporës bëhen bashkë në Ohër

Ministri i Diasporës i Maqedonisë Edmond Ademi, ai i Shqipërisë Pandeli Majko dhe ai i Kosovës Dardan Gashi gjatë një takimi në Ohër, vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.

Takimi i Ohrit u konsiderua një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik.

Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tri vendeve.
Ministrat ranë dakord po ashtu, të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe në vende të tjera, për t’i takuar komunitetet e diasporës. Ata, po ashtu, u pajtuan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera, të interesuara, në rajon, thuhet në komunikatë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...