Tre mjekët e njohur të “Pllodnostit” të Manastirit humbën jetën në aksidentin tragjik

Me dhimbje të thellë, trishtim dhe pikëllim të pamasë, e pranuam lajmin për humbjen e rëndë të personelit tonë mjekësor, të cilët sot humbën jetën në një aksident trafiku. Prim. Dr. Aleksandar Risteski, radiologu i shquar maqedonas, specialisti gjinekolog Dr. Nikola Vasileski dhe teknologu radiologjik Fanche Jovanoska, humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut këtë mëngjes, duke ardhur në vendet e tyre të punës nga Prilepi.

Ekipi menaxhues dhe i gjithë personeli i Spitalit Plodnost e pranuan lajmin me mosbesim gjatë ditës dhe me trishtim të thellë u shprehin respekt kolegëve të humbur para kohe. – shkruan pak më parë nga spitali “Plodnost” në rrjetet sociale.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...