Tre pushues humbën jetën në Shqipëri

Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë.

Rreth orës 14;50, në lagjen numër 13 të Durrësit, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Pak orë më vonë, në 19:15, po në lagjen numër 13, është gjetur në det, trupi i pajetë i një turisteje nga Kosova. 70-vjeçarja me iniciale N.H. dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, ndërkohë që nga këqyrja paraprake e trupit të saj, nuk janë konstatuar shenja dhune.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...