Tre raste të sulmeve ndaj policëve, në Shkup, Shtip dhe Kërçovë

Sjellje agresive, kërcënime dhe sulm të policëve janë regjistruar sot në tre raste të ndara.

Siç informoi MPB, në rastin e parë, T.I.(54) – polic i gjykatës nga Shkupi dje, në orën 11:00, në SPB Shkup paraqiti se rreth orës 10 ishte sulmuar në vendin e tij të punës. Sulmi ndodhi në Gjykatën themelore civile. Personi ishte sulmuar fizikisht nga S.H. (65) nga Shkupi.StrugaLajm

Në rastin e dytë, ndërkaq, mbrëmë, në orën 23:30 në Shtip, nëpunës policorë pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria F.S.(42) nga Shtipi sepse fizikisht e ka sulmuar një nëpunës policor, i cili ka kryer veprime zyrtare. Më pas F.S. ka përdorur edhe mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar policit lëndime.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa adekuate”, paralajmëroi MPB.

Në rastin e tretë, NJPB Kërçovë parashtroi padi penale kundër G.K.(44( nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”.

G.K. më 13 gusht 2024 në Kërçovë përmes telefonit e ka kërcënuar një nëpunës policor nga Kërçova sepse paraprakisht i ka shkruar urdhër-pagesë kundërvajtëse.

In : Aktuale

Loading...
loading...