Tregtia nëpërmjet internetit si mundësi suksesi


    Biznesi i vogël dhe i mesëm është motorika kryesore e një ekonomie të një shteti. Rëndësia e saj është aq e madhe sa që duhet trajtuar dhe analizuar seriozisht. Ajo qka duhet trajtuar janë problematikat , ndryshimet e tregut dhe mundësit per zhvillim. Shqyrtimi i problematikave dhe ndryshime na ndihmon për mënjanimin e tyre ndërsa analiza e mundësive na ndihmon se si te shkojmë një hap përpara.

    Jemi në fund të një sezoni veror dhe ndër sipërmarësit siç do vit është diskutimi dhe analiza e profitit të gjeneruar gjatë muajve intensive të verës. Për dikë ka qenë një verë profitabile dhe për dikë joprofitabile. Por analiza nuk thellohet në nivelin professional pasi që në ketë diskutim mungon sektori akademik respektivisht profesorët univerzitar të ekonomisë.

    Ndryshimet e mëdha ekonomike, politike dhe teknologjike ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme klimën ekonomike në vend. Që bizneset të jenë profitabile është e domosdoshme të jenë fleksibile dhe tu përshtaten ndryshimeve lokale , shtetrore dhe globale. Ndër ndryshimet ekonomike më të theksuar janë ndryshimet demografike. Zvogëlimi i numrit të popullatës si pasojë e emigracionit ndikon drejtpërdrejt tek kompanitë. Emigracioni si dukuri është dhe do të jetë gjithmonë. Këtë na tregojnë edhe statistikat botërore ku edhe shtetet të forta ekonomikisht përballen me dyndjen e të rijve drejt qendrave apo qyteteve më të zhvilluara. Ndër faktorët teknologjik që ndrikojnë tek kompanitë është tregëtia nëpërmjet internetit. Interneti si një bum teknologjik ndikon në performancën e kompanive në treg. Sot është më lehtë se kurrë të fitosh para duke shitur nëpërmjet internetit dhe platformave të ndryshme të tregëtisë. Jemi dëshmitar që persona pa përvojë biznesi dhe pa kapital duke shfrytëzuar kanale të ndryshme interneti si facebook dhe Instagram shesin produkte dhe bëjnë profite. Në Shtet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Evropë paraqitet një trend në rritje falimentimi  i qendrave tregtare për shkak të tregtisë online. Tregtia ndryshon formën e saj çdo ditë e më shumë.

    Në treg egzistojnë kompani shumëvjeçare me traditë dhe avantazhe konkuruese të cilat humbasin tregun e tyre si pasojë e ndryshimeve demografike dhe teknologjike. Për të mënjanuar kërcënimet të faktorëve ekonomik dhe teknologjik dhe për të hapur mundësi të reja drejt së ardhmes, kompanitë duhet të reflektojnë duke nisur hapat drejt përshtatjes së kushteve të reja të tregut dhe ndryshimeve.StrugaLajm

    Paraqitja dhe pjesmarja e kompanive në internet sot është një domosdoshmëri dhe atë nëpër rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram nga aspekti i marketingut, si dhe faqe (website) për shitur produktet nëpërmjet internetit. Arsyet se pse kompanitë duhet te marin hapa drejt digjitalizimit janë të shumta por për analizë do marim të dhënat statistikore të paraqitura nga Banka Popullore e RM. Sipas PhD. Nina Angelovska në vitin 2018 shtetasit e Maqedonisë kanë harxhuar 134 milion euro në tregtinë online. Tek këto të dhëna përfshihet vetëm tregtia e realizuar nëpërmjet kartelave bankare dhe nuk përfshihet tregtia e relizuar me pagesë në derë apo forma të tjera. Sipas autores 39% e tregtisë online është me kompanitë vendore, e shprehur në vlerë monetare rezulton 52 milion euro tregëti me kompanit vendore. Nga statistikat e lartpërmendura shumë qartë konstatohet se pse kompanitë duhet shqyrtojnë evolucionin e tyre teknologjik e të marin hapat dhe drejtimin e duhur.

    Ndryshimi nuk është i lehtë por është i domosdoshëm. Siç ka thënë Herakliti “E vetmja gjë që është konstante është ndryshimi”.

Autor
Vegim Bizati
Themelues Bifeks | www.bifeks.com

In : Aktuale

Loading...
loading...