Treni doli nga shinat në Maqedoni

Vagonat e një treni transportues të HM Transport, që ka qarkulluar nga Kumanova drejt Shkupit, kanë rëshqitur mbrëmë rreth orës dy në kthesën te stacioni hekurudhor i Kumanovës, për shkak të së cilës në ndërprerje  është komunikacioni hekurudhor, konfirmuan për MIA-n nga ndërmarrja hekurudhore.

Prej atje informojnë se në fatkeqësinë nuk ka persona të lënduar dhe se sipas informacioneve të para është shkaktuar dëm i madh material.

Në rrjedhë është hetimi për arsyet e fatkeqësisë. Nga HM Transport paralajmërojnë se  do të publikohet kumtesë me detaje të fatkeqësisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...