Trimri Lena nga Ladorishti Strugës e ”shkel” Amerikën me kamion nga Atlantiku në Pacifik


27 vjecari Trimri Lena është i riu nga Ladorishti i Strugës i cili si shumë të rinj shqiptar zgjodhi mërgimin për një jetë më të mirë .Ai tregon se u detyrua të zgjidh këtë rrugë nga mosprespektiva dhe politikat e gabura që janë ndjekur dhe po ndiqen nga vendimarrësit ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.Ai prej gjashtë muajsh është shofer kamioni i tonazhit të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikë duke udhëtuar nga njëri skaj në tjetrin në këtë shtet të pamatë .”Punojë fort duke bërë cdo ditë me kamion rreth 1 mijë kilometra në ditë duke qëndruar në timon mbi 11 orë.Pothuajse për 6 ditë pune arrij të bëj deri 6360 km që është një shifër e lartë për standartin e këtushëm”tregon ai. Trimri Lena tregon se puna e shoferit është një punë jo e lehtë por të jep mundësinë të shohësh shumë vende që në rrethana të tjera nuk të jepet mundësia dhe të fitosh më shumë në bazë të kilometrave që bën.”Destinacioni më i largët është nga Nevada deri Kenerik mbi 4,200km.është një eksperiencë shum e bukur punon edhe udhëton ne te njejtin kohë. Cdo shtet e ka bukurin natyrore” thekson Lena.Ndërkohë kur më vendlindjen dhe ikjen nga vendlindja, Trimri Lena nënvizon se Ladorishti ,Strugën kur nuk mund ta harrojë sepse aty ka kujtimet më të mira por është larguar edhe ai si shumë të tjerë për një jetë më të mirë.”Vendlindjen se harrojmë kurr sepse aty jemi rrit, kemi kujtimet e bukura te fëmijerisë , kemi familjen shoqerinë . Arsye e vetme që u largova është për jetë më të mirë. Të kishte kushtet dhe standard atje, asnjëri prej nesh nuk kishim ikur, por shtet me duart e veta e largon popullin e vet. Shpresoj në të ardhmen të ndryshoj kjo situatë”thotë ai.Në fund të bisedës kur pyesim se shumë të rinj shqiptar zgjedhin të bëjnë shoferin në Amerikë të thotë se motivet janë të ndryshme por është një nga profesionet që paguhet mirë i cili në të shumtën e raste mendohet si një stacion për të ndjekur ëndrrën amerikane.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...