Triumfalizmi duhet zëvendësuar me modesti

Shkruan: Abdulla Saliu

Triumfalizmi duhet zëvendësuar me modesti se populli askujt nuk ja jep votën të “çese çallam” duke u paraqitur në televizione me “çeshit” deklarata! Modestia është veti e njeriut të edukuar, të civilizuar, të përmbajtur, të mençur! Shqiptarët si popull nuk i karakterizon lavdërimi! BDI-ja duhet kuptoj se askush nuk mundet aq ta diskvalifikon, sa antarët e saj që këtë javë pas zgjedhjeve u mbytën duke u goditur me grushta në gjoks! Kjo është turp për çdo shqiptar!

Ç’bëri në fakt BDI-ja? Asgjë! Ariti edhe një herë mos i përgjigjet popullit në asnjë pyetje jetësore duke e okupuar me diçka që fare nuk ka lidhje në këtë çast mbi jetesën dhe mbijetesën e njeriut të thjeshtë! Ta shohim platformën politike dhe ekonomike të BDI-së!!! Çka do shohim, kur nuk ka asgjë. Jo vetëm tani që nuk ka asgjë, po asgjë nuk ka pasur asnjëherë! Përkundër mungesës së platformave të shëndosha, ata munden libra e libra të shkruajnë për manipulime me popullin shqiptar, për poshtërsimin e popullit të cilit ia blejnë votën duke ia mbyllur gojën me 500 denar, për vjedhjen e votave, për mallverzime me votat e gurbetçarëve të gjorë të cilat vet i larguan nga shteti duke ua marur edhe mundësinë e fundit të vazhdojnë jetën këtu, për ndarjen e shqiptarëve në tanët dhe ata tjerët, për fenomen të panjohur në botë duke ndejtur në shtëpi të miret rogë, për shpërlarjen e trurit shqiptar, për pazarllëqë me Gruevskin reth regjistrimit, për mënyrën si të bëhesh milioner për disa muaj duke e vjedhur popullin tënd, për ndezjen e nacionalizmit sipas nevojës dhe shum tjera për për… Kjo është në fakt BDI-ja, një parti pa kurfar ideja, pa vizione, pa moral, pa ndjenja patriotike, parti që është dehur nga era e parave dhe fuqia e pushtetit!

Kjo BDI që moti nuk i përfaqëson Shqiptarët! Egziston për interesat e disa personave duke pështyrë në çdo gjë që paraqet nder, njerëzi, besë shqiptare.StrugaLajm

Nuk më vjen as mua mirë të kritikoj, po patjetër e kam t’ju them! Më ngadal be bura se unë shumë mirë e njoh rugën që çon në Reçicën e vogël. Nga Shkupi patjetër ta kaloni Sarajin apo të mësoheni të fluturoni!

In : Aktuale

Loading...
loading...