Trump do t’i thotë “stop” programit të lotarisë “Green Card”

Trump do t’i japë fund programit të lotarisë “Green Card”
Publikuar: 20:53, 1 Nëntor, 2017
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë sot se do ta ndaloj lotarinë “Green Card”, pasi policia e ka identifikuar autorin e sulmit të fundit vdekjeprurës në Nju Jork, i cili kishte arritur në SHBA, përmes lotarisë.

“Do të filloj procesin e ndalimit të programit të lotarisë”, ka thënë Trump për gazetarët.StrugaLajm

“Duhet të bëjmë atë që është e drejtë për të mbrojtur qytetarët”, ka thënë ai, duke shtuar se do ta ndalojnë lotarinë sa më parë që të jetë e mundur.
Një vendim i tillë do t’i jepte fund mundësisë së miliona njerëzve në mbarë botën që kanë tentuar të marrin lejeqëndrimin e SHBA-së, përmes lotarisë që ka filluar 27 vite më parë.
Përmes programit “Green Card Lottery’, rreth 50.000 vetë marrin lejeqendrim të SHBA-së çdo vit.StrugaLajm

In : Rajoni

Loading...
loading...