TV21: Ziadin Sela nën presionin e ndërkombëtarëve, s’largohet nga qeveria

Burime nga mbledhja e sotme e ASH-së thonë për TV 21 se lideri Ziadin Sela dëshiron që ta braktisë qeverinë, por se ndërkombëtarët i kanë rekomanduar që të mos e bëjë një gjë të tillë për shkak se kjo shkon në dëm të stabilitetit të shumicës.

Vendimi i parë është se më 11 mars të vitit të ardhshëm, ASH do të mbajë kongresin e partisë, për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesinë qendrore të kësaj partie.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev ka dërguar në kuvend propozimin e tij për ministër të shëndetësisë dhe i njëjti nuk vjen nga radhët e Aleancës për Shqitparët.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...