U futën në dasmë me armë në dorë, qëllojnë me revole në kokë dhëndrin – policia amerikane në kërkim të dyshuarve

Një dasmë e organizuar në oborrin e një shtëpie private në St. Louis të SHBA u shndërrua në makth, kur dy burra të maskuar u futën në pronë dhe qëlluan me revole në kokë dhëndrin, ka njoftuar policia amerikane.

Tani 32-vjeçari Francisco Gonzalez po lufton për jetë në spital. Të shtënat ndodhën të shtunën derisa po zhvillohej ceremonia e martesës.

Sipas policisë në St. Louis, dhjetëra dasmorë ishin mbledhur në oborrin e shtëpisë, kur dy burra të veshura me rroba të skijimit u futën në pronë dhe filluan grabitjen.

Policia tha se njëri prej të dyshuarve u ishte afruar dasmorëve, duke ua kontrolluar xhepat, derisa tjetri mbante revolen në dorë duke qëndruar prapa Gonzalezit që ia kishte drejtuar revolen në kokë.

Yaribeth Pena, motra e nuses tha se ajo kishte vrapuar për të kërkuar ndihmë momentin kur burri i maskuar u fut në oborr.

“Ishte moment i tmerrshëm”, tha ajo.StrugaLajm

Pena theksoi se kishte dëgjuar të shtëna dhe pa se dhëndri i saj ishte qëlluar me plumb në kokë. Ai tani po lufton për jetë në spitalin e qytetit.

Dyshja janë së bashku për më shumë se një dekadë dhe kanë dy fëmijë.

“Ai është njeri familjar. I do shumë fëmijët e di dhe do të bënte gjithçka për ta”, shtoi Pena.

Kamerat e sigurisë kishin kapur shkurt dy burra duke ecur drejt shtëpisë dhe më pas duke u larguar me shpejtësi.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar lidhur me këtë sulm.

https://youtube.com/watch?v=_Rb12zsL3Ng%3Fsi%3DZWfoao1SZPL7Tmq_
In : Aktuale

Loading...
loading...