U kap me 21 kg heroinë, shqiptari çudit policinë: E kam për përdorim personal

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Mësohet se shqiptari 48-vjeçar është kapur në Bergamo. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në një apartament që hapej me çelësat që policia i gjeti 48-vjeçarit shqiptar, u gjetën 21 kg heroinë.

Apartamenti ishte në Sardegna në Milano, ndërsa policia e zbuloi këtë të premte.StrugaLajm

Sipas agjentëve të policisë, shqiptari bënte lëvizje të dyshimta me një furgon. Ata vendosën që ta kontrollojnë dhe në një ndërhyrje të beftë i kanë kapur një sasi prej 10 gram kokainë që e kishte fshehur poshtë këmbëve. Ai u justifikua se e kishte marrë për përdorim personal por më pas policia i gjeti edhe çelësat ku në apartamentin që kishte u gjet sasia e madhe e heroinës.StrugaLajm

Po ashtu policia gjeti edhe 2.5 kg lëndë për mbështjelljen e drogës si dhe 5 mijë euro cash./ abcnews/

In : Aktuale

Loading...
loading...