U prezantua si funksionar i lartë, si tentoi 26-vjeçari t’i marrë biznesmenit 20 mijë euro

Një 26-vjeçar, i cili prezantohej si zyrtar i lartë, ka tentuar t’i marrë një biznesmeni 20 mijë euro, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Policia bëri të ditur se finalizoi operacionin “Apps” , ndërsa sekuestroi 20000 euro, 3 celularë dhe 1 automjet, në momentin që arrestoi shtetasin Shkëlqim Saraçi, banues në Tiranë, raportoi për Balkanweb gazetari i News24, Igli Çelmeta.StrugaLajm

26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.

In : Aktuale

Loading...
loading...