U rrëfej një sekret timin për Menduh Thaçin

Urim SALIHU

Griselda po rritet por shpesh i trishtuar më shfaqet ajo kohë kur ajo pa për herë të parë dritën e jetës.
Në fakt ishte një dhuratë më e cmuar që Zoti më jepte ,por ajo frymonte në një vend ku është mallkim të lindësh.
Fëmijëria e saj mund të ishte si e atyre aristokratë,por ajo duhej të vuante pasojat e mia.Në fakt kur të tjerët me shpirtin bosh dhe xhepat plot darkonin me politikanë dhe pushtetarë, unë u kisha hapur një front dhe jetoja mes kërcënimesh.Por derisa unë e nisja ditën keq, askujt si bëhej vonë nëse do ta shihja edhe njëherë perëndimin e diellit.Mund të perëndoja bashkë me të.Pushteti më kishte shënjestruar dhe këtë jo që e ndjeja përditë por s’kishte më asnjë mëdyshje se një jetë e errët më priste .Nuk ishte ndonjë urdhër ekzekutimi ndaj meje, si e gjithë atyre që kundërshtonin ashpër atë pushtet në media, por ishte një lloj izolimi që në një mënyrë tjetër ishte poashtu më i ashpër se një ekzekutim.
Ishte i tillë sepse unë mbeta më pas në udhëkryq fatesh.Më shndërruan në një rast social, me një grua gjithashtu të papunë dhe me një fëmijë që ndjeja vetëm frymëmarrjet dhe dashurinë ndaj saj, por edhe ajo duhej ushqyer, rritur,por si?!Revolta ndonjëherë më conte aq larg sa doja të merrja vendime ekstreme që silleshin në rrethin tim të kujtesës.Ndonjëherë jeta e një kaçaku ishte një zgjidhje e përkryer në një moment kur andej sheh një fëmijë që s’kishe me cfarë e ushqeje dhe aty marrin fund të gjitha kauzat, aty merr fund edhe rezistenca yte.Akoma më keq është se në një moment delikat,në një moment të vetëm, vetë media në të cilën shkruaja morri anën e pushtetit dhe mua më priste një tjetër fat.Duhej të mblidhja plaçkat dhe të mbesja në rrugë.Unë mbeta në rrugë.Mbeta krejtësisht i vetmuar duke parë hienat e politikës dhe çakenjte që u vardiseshin pushtetarëve që sot më dërdëllisin dhe flasin për kauzat e “shqiptarisë”.I njoh.Shumë prej tyre janë në parti të ndryshme dhe gënjejnë njerëzit se luftojnë për ndryshim.Broçkulla,gënjeshtra të pastra…

Që të ishte diku emri im në një listë punësimi ishte e paimagjinueshme.Kjo thuajse në jetën time tjetër , atë personale filloi të më godasë tejmase.E ndjeja se betejën e kisha të humbur.Për fatin e vajzës sime, nëse kishte dikush që duhej të lëshonte pe, ai duhej të isha unë sepse s’ia dilja dot me mafian politike .Por vazhdoja rezistencën .Ndonjëherë ky izolim ishte i ngjajshëm me një asgjesim të heshtur, ndonjëherë më bëhej se isha një eksperiment midis rezistencës sime ndaj një pushteti që e kritikoja parreshtur dhe atij pushteti ndaj meje për të parë se si reagon një njeri që vetëm ajrin i kishin lënë.Në fund ai pushtet kishte blerë edhe median dhe mua më kishte mbetur vetëm një gjë: ose të dilja me një lloj altoparlanti dhe shprehja mllefin tim, ose të shkruaja diku në gurrë tekstin tim si në kohërat e vjetra ashtu sic shkruante Virgjili .
Aty e pashë se askush nuk e mund atë fuqi që ka pushteti, atë barikadë që kurrë nuk thyhet lehtë.StrugaLajm

Dhe njeriu që lufton për vete, dhe fëmijët e tij duhej të kishte dy fate njëkohësisht.Njërin atë të zakonshëm që e kanë të gjithë dhe tjetrin atë mizor që ti han ditët .
Dhe ja për herë të parë do u tregoj një sekret timin për këtë histori të trishtë timen që dikujt nuk i interesonte nëse për mua do kishte një të nesërme, nëse do zgjohesha me më shumë varfëri, apo edhe më keq nuk do shihja fare diellin e së nesërmes.
Kishte një njeri që i ra ndër mend emri im, fati im, fati i Griseldës sime.Të paktën kishte kujtuar se një njeri ndodhej në ditët më të zeza të ekzistencës së tij, një njeri që qe shndërruar në rast social.Ishte Menduh Thaçi jo si politikan sepse mund të ishte ndryshe, por si një njeri ,me atë pak pushtet vendorë që kishte ndonëse opozitë bashkë me partinë e tij duke më gjetur një vend pune ,fiks në momentin kur emri im ishte fshirë kudo .
Ndodhur në humnerë unë s’kisha më forcë të refuzoj asgjë, aq më tepër një vend pune që më lehtë më dukej se mund të arrish në një planet tjetër se sa ta kesh atë pra thjeshtë një vend pune.E dij se politikisht ka dëmtuar njerëz por edhe shumë të tjerë jo që i ka ndihmuar, por i ka bërë nga hiçi të jenë dikush. Unë i jam mirënjohës vetëm për ëtë kohë, vetëm për atë gjest jo prej politikani, por për mënyrën se si shpëtoi nga gremina një fat njeriu që kishte perënduar.Atë moment s’mund ta fashit kurrë nga kujtesa sepse bëhej fjalë për ekzistencën time.StrugaLajm

Për dallim nga të tjerë që nga politika kishin fituar poste,luks dhe kushedi, unë po merrja dicka që më kishte takuar , një vend pune por edhe të ta mundësonte atë dikush në ato rrethana mbijetese ishte një mirënjohje që s’duhej harruar kurrë si një gjest të paktën për të shpëtuar një njeri që kishte braktisur gazetarinë, kishte braktisur cdo gjë dhe kishte një fëmijë që duhej rritur dhe më keq kishte mbetur në udhëkryq.
Aty njoha njerëzit se sa donin të të shihnin të rrënuar dhe dëfreheshin pafund kur e shihnin se shkoje keq e më keq edhepse sot kur kanë humbur privilegjet bëhen sikur luftojnë për shqiptarinë,drejtësinë, vlerën që kurrë s’kishte ekzistuar në shpirtin e tyre.Në jetën e tyre kishte vetëm pasione pushteti.Po tu heqësh fasadat sheh anën e errët të tyre.


Loading...
loading...