U tha se dhëndri u kap në një fabrikë me kanabis në Ohër, reagon kryebashkiaku i Pogradecit

Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli ka mohuar që dhëndri i tij të jetë arrestuar në Ohër në një fabrikë kanabisi.

Ai ka deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë dhe se dhëndri i tij nuk është arrestuar siç thonë mediat.

“Unë jam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, tha ai për abcnews.al.StrugaLajm

Kujtojmë që mediat maqedonase raportuan se një fabrikë kanabisi ishte zbuluar në Maqedoninë e Veriut dhe se 10 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe dhëndri i Xhokollit që dyshohet se ishte edhe pronari i fabrikës.

In : Aktuale

Loading...
loading...