Udhëheqësit tanë munden me qenë gjithçka pos patriotë

Nga Besian LEKA


Patriotizëm nuk është vetëm kur e kap pushkën me dal në luftë. Patriot më i madh për mua është ai që jep kontribut në edukimin dhe përmirësimin e kushteve për jetesë në vendin e vetë. Dmth, udhëheqësit tanë duhet me qenë patriotë modern, të angazhohen dhe përkushtohen në përmirësimin e sistemit të arsimimit, shëndetësisë, sigurisë, administratës, zhvillimit, ekonomisë etj.StrugaLajm

Duke u bazuar në situatën e krijuar në shtetet ku ka shqiptarë, vlerësoj se ne si komb jemi të parët prej nga fundi për sa i përket patriotizmit, ose ndryshe thënë. NUK E DUAM VENDIN TONË, E AS VETEN!
Në Kosovë dy parti fituese të zgjedhjeve morën besimin e qytetarëve duke u premtuar jetë më të mirë, tani nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për me bo koalicion për shkak se për ta më me rëndësi është interesi individual dhe partiak, se sa 2 milion banorë popull, ku një pjese e popullatës janë të rrezikuar nga varfëria e skajshme.
Në Maqedoni situata nuk është aspak më e mirë. Edhe për partitë tona opozitare vazhdon më me rëndësi të mbeten pozitat eventuale në ekzekutiv, sesa populli. Ka më shumë se një dekadë që flitet për një koalicion opozitar i cili do e fitojë BDI-në, me pritshmërinë se do të bëj diçka në të mirë të popullit, por përderisa përqindja, numrat dhe kalkulimet janë në pyetje, asgjë e mirë prej asnjë partie politike nuk mund të pritet.StrugaLajm


Loading...
loading...