Ukraina dhe Palestina, standarti i dyfishtë i perëndimit!

Nga: Alpin Ollogu

                                 

Në orët e para të mëngjesit të 24 Shkurtit të këtij viti, Federata Ruse sulmoi ushtarakisht shtetin e Ukrainës. Sipas presidentit Rus, ky një intervenim special ushtarak për të ndaluar qeverinë ukrainase në aspiratat e bashkimit me aleancën ushtarake të NATO-s, e cila do ta rrezikonte vetë Rusinë, ashtu dhe me pretekstin e mbrojtes së popullatës etnike ruse, banuese kryesisht në lindje të Ukrainës. Megjithatë, siç është e qartë për mbarë botën, invazioni luftarak ka synimin e vetëm, rivendosjen e nje qeverie marionetë të Kremlinit ne Ukrainë, aneksimin e përhershëm të pjesëve Ukrainase me një përqindje të theksuar të popullatës ruse, apo ndoshta më pastaj aneksimin e gjithë territorit të saj. Sipas ideologjisë ekstremiste ruse, apo shpirtit të këtij invazioni, Ukraina si ish Republikë Sovjetike, i takon civilizmit të një Rusie të madhe dhe të pavarur, të ashtuquajturës “nëna rusi”. Ky edhe si mesazh i qartë kërcënues për ish republikat e tjera sovjetike, që çdo hap i ndërmarrë nën shembullin e aspiratave të qeverisë ukrainase, do kishte të njëjtat pasoja.

Me fillimin e pushtimit, filluan edhe humbjet e jetëve të qindra civilëve, personelit ushtarak, dëme të mëdha në infrastrukurën e vendit edhe krizë të thellë humanitare, por e gjitha kjo, u pasua më një reagim të shpejtë dhe unanim të komunitetit ndërkombëtar, kryesisht Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shtetet perëndimore që në orët e para të invazionit rus, vendosën sanksione të rënda ekonomike për Rusinë dhe oligarkët e saj, të lidhur kryesisht me presidentin Vladimir Putin. Sanksionet e këtilla janë nga më të rëndat dhe të shpejtat që janë vendosur ndonjëherë mbi një shtet tjetër, të cilat pos në sferën ekonomike, shtrihen edhe në ato politike, kulturore e sportive, madje për më pak se një jave, sanksionet kaluan ato të 10 viteve bashkë ndaj Iranit, duke e bërë Rusinë vendin më të sanksionuar në glob. Sanksionet akoma vazhdojnë të shtohen.  StrugaLajm

Pos sanskioneve ekonomike, qeveritë perëndimore filluan të shtojnë ndihmën për Ukrainën, me pajisje ushtarake, financa, madje organizuar edhe luftëtarë vullnetarë për t’ju bashkangjitur rezistencës kundër invazionit. Shtetet evropiane, popullsinë civile të ikur nga lufta në Ukrainë, e strehon shpejt dhe me kushtet më të mira, nuk ju mbyll kufijtë dhe ti lërë në kufijtë me gjemba, zbathur, lodhur, uritur dhe semurë, femijë gra dhe pleq. Ndërkohë imazhet dhe raportimet mediatike për invazionin rus dhe pasojat e tij, mediat e perëndimit i shfaqin në mënyrat më maksimale.  

I njëjti perëndim, kur bëhet fjalë për invazionin Izraelit 70 vjeçar mbi tokat, pasurinë dhe jetën e palestinezëve, shtetit të Palestinës, jo vetëm që mbyll sytë para gjenocidit, vrasjeve dhe torturave të vazhdueshme civile, por është kontribuese dhe bashkëpunuese financiare e ushtrisë dhe shtetit Izraelit, i cili ditë e përditë anekson territore palestineze duke derdhur gjak e shkaktuar kriza të skajshme humanitare. Po ky përëndim që përndiqte izraelitët nga shtetet e saja me një antisemitizëm ekstrem, ju krijoi palestinezëve në mesin e tyre, jashtë gjithë standarteve ligjore ndërkombëtare, mbamendjes historike, shtetin okupator izraelit, i cili pretendon se izraelitet kanë jetuar me shumicë në ato toka, para erës sonë (Rusia të paktën me pretendimin se e ka pasur Ukrainën nga koha e Bashkimit Sovjetik). Shkak i kësaj, ju shkaktuan botës arabe edhe luftara post-koloniste, të cilat shkaktuan zinxhirin e dobësisë ekonomike, kulturore e shtetërore të gjithanshme.StrugaLajm

Standart i dyfishtë, i atij perëndimi që në si shtete ballkanike mundohemi të integrohemi në sistemin e tyre organizativ dhe ekonomik, por me shprese, jo atë shpirtëror dhe hipokrit ndaj standarteve të dyfishta të cilat e sollën ujkun Rus në dyert e Evropës. Sepse, nëse ka diçka të ngjashme në invazionin ndaj Ukraniës, një shembull asyetimi që mund ta përdorë Rusia për invazionin e saj në Ukrainë, nuk është konteksti me Kosovën, por me Palestinën. Pavarësisht se çështja palestineze është formë shumë më e rëndë e invazionit që ka lejur dhe përkrahur përëndimi, ngase izraelitet arsyetohen me pretendime territoriale të para 2000 viteve, aty ku në fillmet e invazionit, në Palestinë janë numëruar izraelitë me gishta të dorës. Por këtë fakt Putini gjakatar s’mund ta thoshte, se ka interesa të dukshme me izraelin, andaj e mori shembull kontekstin me Kosovën dhe Sërbinë, që  realisht ska të bëjë fare ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Serbi, me atë të Ukrainës

     Nëse përëndimi ka bërë ndonjëherë në historine e saj një ndërhyrje të drejtë ushtarake ndaj një shteti tjetër, është pikërsith bombardimi i Sërbisë për të ndaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.  

Kombet e Bashkuara e kanë përkëdhelur Izraelin si anëtarin e tyre më shumë se 70 vite, asnjë rezolutë e tyre nuk ka pasur sukses zbatimi, sepse kanë qenë rezoluta fiktive, sa për sy e faqe. Edhe një pjesë e madhe e shteteve, ndikuar nga fuqitë e mëdha, që sot qajnë dhe luajnë shpëtimtarin për Ukrainën, kanë miratuar sundimin sistematik të Izraelit mbi gjakun e pafajshëm palestinez. Kjo është hipokrizia që sot po i kthehet boomerang perëndimit. Kur e lejon të keqen të pushtojë tjetrin dhe ti hesht për interesa e tua, se e keqja të duket larg, tek ata me ngjyrë tjetër të lëkurës, religjion apo territor, ajo e keqe, herët apo vonë vjen në shtëpinë tënde, me luftëra atomike apo kriza financiare të paimagjinueshme. Perëndimi, fatkeqësisht këtë standart të dyfishtë e ka zbatuar në një mënyrë edhe me shumë shtete të lindjes se mesme, Egjipt, Siri, Jemen, Liban, Irak, Afganistan, e gjetiu, edhe me qasjen taktizuese ndaj organizatës terroriste të ISIS-sit. Madje këtë standart të dyfishtë e ka zbatuar edhe me vetë aleatin e saj ushtarak Turqinë, problematikat me kurdët dhe grusht shtetin. 

“E keqja, ndryshe nga e mira, ka privilegjin e dyfishtë të të qenurit tërheqëse dhe ngjitëse” – thotë filozofi romano – francez Emil Ciorian.  Mjerisht, e keqja që përëndimi lejoi dhe lejon në lindjen e mesme, po tërhiqet dhe ngjitet në vetë perëndimin. 


Loading...
loading...