Ulje e ndjeshme e temperaturave në RMV

Pavarësisht se sipas kalendarit ende jemi në stinën e verës, në Maqedoninë e Veriut shënohen temperatura të ulëta të mëngjesit.

Metereologët njoftojnë se në Berovë janë shënuar 4 gradë kurse në Kodrën e Diellit 3 gradë Celsius, temperatura këto jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Gjatë 24 orëve të fundit më shumë shi ka rënë në rajonin e Kumanovës me 7 litra në metër katror.

Moti i ftohtë në këtë periudhë është si rezultat i depërtimit të ajrit polar nga veriu apo nga cikloni I ashtuquajtur “vrasësi i verës”.

Për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, metereologët nuk e përjashtojnë mundësinë që në viset më të larta malore të vendit, të paraqiten edhe reshje të dëborës.

Pamjet me shtresë dëbore janë nga Pelisteri, ku bjeshkatarët që kanë vizituar këtë rajon I kanë publikuar nëpër rrjetet sociale.StrugaLajm

Tashmë në Ballkan janë shënuar edhe reshjet e para të borës. Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina janë përfshirë nga reshje dëbore.

Dimri i hershëm ka goditur edhe Austrinë. Atje në lartësinë mbidetare mbi 1.400 metra trashësia e dëborës shkon deri në 1 metra. Resje të dendura dëbore janë shënuar edhe në rajone të Italisë.

Metereologët thonë se tashmë po ndjehet me intensitet të rritur fenomeni natyror “La Ninja” dhe pritet që përvec Pelisterit reshje tjera të paraqiten edhe në vise tjera të vendit.

Moti jo I zakonshëm për këtë periudhë viti do të vazhdojë edhe javën e ardhshme që do të shoqërohet me reshje të shpeshta me intensitet të ndryshueshëm.

Sipas metereologëve maksimumi i “La Ninjas” pritet të arrijë në fund të këtij viti dhe pikërisht për këtë, priten më shumë reshje gjatë vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm, por edhe depërtime të shpeshta të ajrit të ftohtë nga Arktiku, që padyshim se do të rezultojnë me dimër me borë në Ballkan dhe Maqedoninë e Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...