Universiteti i Evropës Juglindore, universiteti i dytë më i mirë shqiptar në rajon

Ueb faqja ndërkombëtare webometrics.com, në listën e fundit të renditjes së universiteteve në botë, Universitetin e Evropës Juglindore(UEJL), e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve shqiptare dhe në vendin e tretë, në mesin e universiteteve të Maqedonisë.

Universiteti i Evropës Juglindore duke u bazuar në performancën akademike të mësimdhënies, punën kërkimore shkencore ka shënuar ngritje të ndjeshme në ranglistat botërore dhe rajonale, që bëjnë renditjen e universiteteve bazuar në performancën e tyre. Në ranglistën e fundit, të publikuar nga ueb faqja më e njohur ndërkombëtare e renditjes së universiteteve sipas performacës dhe aktiviteteve të uebit, Universiteti i Evropës Juglindore renditet i treti në Maqedoni, kurse në mesin e universiteteve shqiptare, renditet i dyti menjëherë pas Universitetit të Prishtinës.
“Kjo ranglistë e publikuar dëshmon edhe njëherë se Universiteti i Evropës Juglindore mbetet universitet I vetëm shqiptar, që vazhdimisht shënon rritje në performancën akademike dhe kërkimore shkencore. Puna jonë dhe zbatimi i politikave zhvilluese të universitetit në drejtim të harmonizimit të kurrikulës, përshtatja me risitë më të fundit teknologjike dhe zbatimi I risive të fundit në mësimdhënien digjitale, kanë bërë që të vlerësohemi jo vetëm nga studentët, por edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare të rangimit të universiteteve.”, thotë Doc. Dr. Demush Bajrami, këshilltar ekzekutiv për komunikim i UEJL-së.
Krahasuar me vitin 2016, që në rang botëror UEJL ishte renditur në vendin e 7741, në vitin 2017 ka shënuar ngjitje marramendëse prej plotë 2452 vende më lartë dhe tani është i renditur në vendin e 4618, duke u cilësuar si Universiteti më ngjitje më të lartë në rajon sa i përket performancës akademike.
Në ranglistën e fundit të Shangait (për vitin 2016), Universiteti i Evropës Juglindore u rendit në mesin e katër universiteteve më të mira në Maqedoni, kurse i pari në mesin e universiteteve me statusin publik-privat. Pritet, që në ranglistën e vitit 2017, të cilën pritet ta përpiloj Universiteti i Shangait, kjo ngjitje e UEJL të ndikoj edhe në ngritjen më lartë të tij në këtë ranglistë të universiteteve.StrugaLajm

Fotografia e South East European University (SEEU)

 StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...