Universiteti ‘Nënë Tereza’ prezantoi programet studimore para maturantëve të Strugës

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, prezantoi programet studimore para maturantëve të shkollave të mesme në Strugë

Një grup profesorësh nga Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në kuadër të njoftimit të maturantëve me programet studimore që ofron UNT-ja, qëndroi në Strugë ku vizitoi shkollën e mesme profesionale ‘Niko Nestor’ dhe gjimnazin ‘Ibrahim Temo’.

Maturantët e këtyre dy shkollave u informuan me sistemin e funksionimit të UNT-së, kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore, të cilat janë deficitare dhe ofrojnë punësim të shpejtë, ndërsa bëjnë pjesë në veprimtaritë më të paguara.StrugaLajm

Maturantët struganë u informuan se Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup funksionon me pesë fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakultetin e Shkencave Teknike, Fakultetin e shkencave Teknologjike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjellë cilësi dhe studentë të përgatitur që t’i bëjnë ballë ekonomisë së tregut dhe globalizimit shoqëror.

Profesorët informuan maturantët me përparësitë e të studiuarit në universitetin e parë publik në gjuhën shqipe, siç janë vendndodhja në qendër të kryeqytetit, staf profesionistësh, studentët kanë mundësi zhvillimi përmes granteve dhe bursave, kanë qasje në laboratore, kompani dhe Librarinë Kombëtare Universitare, kanë qasje në shumë muze, galeri dhe qendra të performimit të artit, u mundësohet pagesë e ulët dhe reale e shkollimit, bazuar në standardin jetësor në vend, ndërsa kanë mundësitë të pajisen edhe me bursa 100% studimi për studentët e shkëlqyeshëm, ndërsa studimi zhvilohet në tre gjuhë, shqip, maqedonisht ose anglisht.StrugaLajm

Nxënësit strugan mirëpritën ofertën akademike që pasqyroi stafi akademik i Universitetit tonë sidomos për drejtimet deficitare dhe shfaqën interes me anë të pyetjeve dhe kërkesave që i paraqitën. Rrugëtimi i prezantimit do të vazhdojë të hënën në qytetin e Tetovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...