UNT ME HAPËSIRA TË REJA

 

Universiteti ,, Nënë Tereza,,në Shkup rriti kapacitetet e veta
hapsinore edhe me një ndërtesë me rreth 3000 metër katrorë ne kazermën
,, Ilinden,,
Pas miratimit te plotësimit të konkursit me programet e reja të
akredituara në UNT dhe aprovimit të Konkursit për ciklin e dytë të studimeve,
Qeveria e Republikës së Maedonisë ka sjell vendim për ti dhënë hapsira
plotësuese UNT duke i transferuar në përdorim të përhershëm një objekt
me rreth 3000m2 në pjesën hyrëse të Kazermës Ilinden. Me sa duket kjo
pjesë atraktive me sipërfaqe rreth 5 hektarë dhe me disa objekte të
përshtatshme do të jetë lokacioni i ri i Kompleksit Universitar
“Nënë Tereza”. Kjo shihet si zgjidhje me adekuate me nje qasje më të lehtë
për komunikim me qytetin pasi është përballe objektit të Ambasadës
amerikane ne hyrje të kazermës. Realizimi i kësaj ideje do të sigurojë
hapsira dhe kushte tjera shumë më të volitshme për nje kompleks
universitar modern.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...