Urgjenca e Labunishtit reagon për mos-trajtimin nga Spitali i Ohrit:Tre orë golgotë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive-Ohër

Reagimi i Urgjencës Mjeksore – Labunisht:

Infektologu kujdestar pa një përmbledhje të pacientes vendosi ta transportonin në Klinikën Infektive të Shkupit për shkak të një dyshimi se pacienti po vinte nga një zonë e dyshuar për koronavirus (Labunishta). Tre orë golgotë për Ekipin e Urgjencës Mjekësore-Labunishtë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive-Ohër. Gjatë ekzaminimit të bërë nga një mjek, tek pacientja me pneumoni bilaterale, tashmë të vendosur dhe të trajtuar deri në atë kohë, ishte një tregues se ajo duhet të transportohej për shkak të keqësimit të gjendjes, frymëmarrjes së dëmtuar dhe nevojës për mbështetje me oksigjenit. Transporti filloi në ora 19:30 minuta të datës 27.03.2020, në përputhje me Protokollin e Ndihmës së Parë, pacientja është transportuar në Njësinë e Brendshme brenda Spitalit të Përgjithshëm – Strugë, ku është pranuar në mënyrë të duhur dhe është bërë një ekzaminim i brendshëm. Sipas Protokollit të Mjekimit Epidemik, infektologut iu kërkua mendimi dhe trajtimi i mëtutjeshëm. Gjatë të ashtuquajturës pritje në Departamentin e Sëmundjeve Infektive – Ohër (27.03.2020 deri në ora 20: 26), dokumentet u dorëzuan përmes një dritare të vogël ngjitur me derën e përparme e cila ishte gjithashtu e mbyllur, duke iu referuar gjendjes së pacientes dhe faktit që i ishte marrë bris (njollë) me kërkesë të Dr. Spec. Aladin Demishoski dhe se rezultati është në pritje. Infektologu në telefon, pa ekzaminuar pacienten, kërkoi të transportohet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup për shkak të dyshimit të pabazuar se pacienti po vinte nga një zonë e dyshuar për koronavirus (Labunishta). Ne kemi pritur më shumë se 1 orë që raporti të shkruhet dhe t’i referohet Klinikës së Sëmundjeve Infektive – Shkup (çdo transport jashtë territorit të Strugës-Ohër është jashtë juridiksionit tonë). Me kërkesë të mjekut të Labunishtës për t’iu kushtuar vëmendje fjalëve gjatë këtij dorëzimi të dokumenteve, erdhi deri tek reagimi nga ana e stafit mbështetës dhe mjeku përgjegjës të Departamenti i Sëmundjeve Infektive – Ohër duke u tallur me ekipin tonë dhe me vendin prej nga vinim, të cilit familja e pacientit iu përgjigj me reagime të bujshme për shkak të fyerjes. Pacientja që ishte në furgon gjatë golgotës 3-orëshe në mënyrë që ta mbronim atë nga ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta, nuk u ekzaminua aspak nga infektologu, i cili tregoi qëndrim krejtësisht injorues, absolutisht nuk u bë asnjë pranim, nuk u mat as edhe temperatura e tensioni i gjakut. Kemi pranuar vetëm një referencë për në Klinikat e Shkupit. Ekipi ynë i shërbimit u përpoq të rregullonte që pacientes të paktën atë natë t’i shërbehej me oksigjen derisa të vinin rezultatet nga brisi (njolla) e marrë, për shkak të faktit se furnizimet tona ishin shterur gjatë transportit, për të cilat nuk morëm përgjigje, përveç mbylljes së dritares para hundës. Përsëri në përpjekje për të arritur një marrëveshje, infektologu kujdestat në konsultim me drejtorin e Departamentit të Sëmundjeve Infektive – Ohër, i cili ka refuzuar transportin e pacientes. pas 3 orëve të kaluara para dyerve të Departamentitn për Sëmundje Infektive-Ohër. ekipi i mdihmës së shpejtë nga Labunishta bashkarisht me Qendrën Shëndetësore-Vevçani, me qëllim që pacientja të marrë trajtimin e duhur dhe të shpejtë, në marrëveshje me Drejtorin e Qendrës Shëndetësore-Vevçani, Jovan Stojkovski, kemi vendosur që pacienten ta transportojmë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive – Shkup me automjetin tonë, me pajisjet tona dhe me terapinë tonë. Telefonuam në zyrën tonë, kemi bërë ndrimin e automjetit me një më të përshtatshëm, të pajisur, e ndruam edhe bombolën e oksigjenit, që pacientja gjatë tre orëve të transportit deri në Shkup të kishte mështetje me oksigjen. Pritja në Shkup (28.03.2020 / 02: 45h) ishte profesional me një përmbledhje të plotë, të bërë nga Dr. Spec. Maria Dimzova. Gjatë këtij transporti, vendbanimi prej rreth 20.000 q zone të transportit prej rreth 20,000 qytetarë mbeti pa Ekipin e Urgjencës Mjekësore, pasi shërbimet përgjegjëse për transporte të tilla nuk iu përgjigjën thirrjes. Ju kërkojmë falje qytetarëve të fshatrave Labunishtë, Podgorci, Borovec, Jabllanicë, Marunishtë për pamundësinë për kryerjen e ekzaminimeve mjeksore.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...