Vajza 6-vjeçare vdes pasi i bie kryqi në kokë gjatë meshës së Pashkëve

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin Rhone të Francës, ku një vajzë vetëm 6 vjeç ka ndërruar jetë pasi i ra në kokë me kryq gjatë shërbesës kishtare me rastin e Pashkëve. Komuniteti i krishterë në qytetin Anse, u mblodhën në Kishë për shërbesën, mes të cilëve edhe vajza 6-vjeçare.

Papritur një kryq prej druri 2 metra i gjatë i ka rënë në kokë vogëlushes, e cila po luante para dritares në zonën e rezervuar për vizitorët. Ajo mbeti e plagosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spitalin rajonal, por fatkeqësisht ndërroi jetë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...