Dhjetë vite të plota është duke zgjatur dashuria mes djaloshit nga Çellopeku i Tetovës dhe vajzës nga Karaibet. Dashuria mes Bobi Markovskit dhe Vedelin ka filluar në Skype. Pas dy viteve komunikim, hapin e parë e ka bë Vedelin, e cila ka ardhur në fshatin Çellopek, transmeton gazeta Lajm. Nuk është dashur shumë kohë që ata ta zyrtarizojnë dashurinë dhe të bëjnë martesën shkruan Fokus.
Karaibet janë në mesin e vendeve më të bukura ekzotike në botë, por ata kanë vendosur që jetën ta vazhdojnë në këtë fshat të Tetovës.
![](https://tetova1.com/wp-content/uploads/2021/01/B1381AB5-8A23-469C-BDBD-905D9274607F-300x270-1.jpeg)