Vajzat e “Drini-it” të Strugës, Kampione Shtetëror për Seniore për ekipe!

Ditën e shtunë (15.06.2024) në Shkup, u zhvillua Kampionati Shtetëror Ekipor në Atletikë për senior dhe seniore.
Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga u paraqit vetëm në kategorinë e vajzave, me 4 sportiste.
Stafeta e klubit tonë në 4x100m ishte më e mira dhe me meritë u shpallëm kampionê shteti, në përbërje nga: kapitenja e ekipit Natyra Malo, Melisa dhe Sara Dimitrioski dhe Stina Hoxha.
Natyra Malo ishte e dyta edhe në diciplinën 200m si dhe Melisa Dimitrioski e treta, ndërsa Sara Dimitrioski e pesta.
Melisa gjithashtu u shpall nënkampione edhe në diciplinën 100m me pengesa.
Ndërsa Stina Hoxha, mori vendin e tretë në kërcim së larti.
Në fund në bazë të pikëve të fituara vajzat e klubit tonë u shpallën Kampione Shteti për Ekipe, ndërsa kupën Kampioneve tona jua dorëzoj Kryetarja e Federatës së Atletikës z. Aleksandra Vojneska.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...