LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Vajzat me shami kthehen në shkollën në Ohër (VIDEO)

Pas reagimit të Ministrisë së arsimit, Hilali dhe Hazali sot u kthyen në bankat e shkollës “Vllazërim Bashkimi” të Ohrit.

Para disa ditëve atyre iu ndalua të ndjekin mësimin për shkak shamisë.

Nëna e tyre Nevrez Latifi thotë që vajzat e saja nuk do ta heqin mbulesën, pasi që ligji e lejon këtë. Vajzat ishin përshëndetur me shoqet duke menduar se nuk mund t’i kthehen mësimit

“Nga Inspektorati i arsimit në Ohër më saktësisht Bllagoja Stenkovski më tha që ka një pikë në ligj që nuk lejon mbajtjen e shamisë.

Unë dje i solla vajzat në shkollë por rojtarët nuk lejuan vajzat të hynë”, tha Nevrez Latifi, nënë, njofton TV21.

Megjithatë drejtori i kësaj shkolle Muamer Doko këmbngulë se kodeksi i shkollës nuk lejon që nxënësit të vijnë me shami, por sipas tij duhet të vishen sipas uniformës që ka përcaktuar shkolla.

Edhe këshilli i arsimtarëve në këtë shkollë është mledhur për diskutuar për gjendjen e vajzës, por ata thonë se fjalën e fundit do ta ketë drejtori i shkollës. Në reagimin e ministrisë së është thënë se të dy vajzat duhet të vazhdojnë mënjëherë shkollimin, por inspektorati i arsimit në Ohër kundërshton duke thënë se kjo është kundër ligjit.

Sipas kësaj nuk dihet nëse në ditët në vazhdim vajzat do të mund të ndjekin mësimin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button