Vajzës me shami do t’i lejohet ndjekja e mësimit në Ohër

Avokati i Popullit dënon veprimin e Ministrisë së Arsimit, e cila i ka dërguar letër drejtorit të shkollës fillore “Vllaznim-Bashkimi” të Ohrit, ku miraton kërkesën e tij që nxënëses t’ia ndalojë shkuarjen në shkollë përshkak të shamisë, dhe ka kërkuar që vajzës menjëherë t’i mundësohet ndjekja e mësimit.

“Kushtetuta e Maqedonisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, lejojnë lirinë e fesl dhe lirinë e shprehjes së religjionit, kurse sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijës, lirinë për të manifestuar fenë mund t’i nënshtrohet vetëm kufizimeve të përcaktuara me ligj, dhe të tilla kufizime nuk parashikohen në Ligjin për arsimin fillor dhe rregulloret e tjera pozitive ligjore “, thuhet në reagim.StrugaLajm

Avokati i Popullit thekson nevojën për respektimin rigoroz të ligjeve dhe zbatimin e detyrueshëm të traktateve ndërkombëtare të ratifikuara dhe të përmendura më lartë, si pjesë përbërëse e sistemit tonë ligjor. Aq më tepër për shkak se, sipas Kushtetutës, ligjet duhet të jenë në përputhje me të dhe të gjitha rregulloret e tjera që janë të bazuara në ligje dhe të gjithë detyrohen që t’i respektojnë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...