Vaksinimi i detyrueshëm në Austri shtyhet për disa ditë

Nga data 1 shkurt, pra nga dita e martë do të duhej të aplikohej vaksinimi i detyrueshëm në Austri. Kështu ishte vendimi zyrtar i qeverisë. Por, kjo duhej të marrë kohë të paktën edhe për disa ditë.

Arsyeja: Megjithëse Parlamenti austriak ka miratuar me shumicë votash kërkesën për vaksinim të detyrueshëm, procesi legjislativ parlamentar nuk ka përfunduar ende!

Përpara se presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, të vulosë me nënshkrimin e tij detyrimin për të vaksinuar, do të duhej të votojë edhe komisioni parlamentar. Ky komision nuk mblidhet deri të enjten, më 3 shkurt.StrugaLajm

Pas përfundimit të këtyre proceseve që më shumë quhen si detaje ligjore, pastaj pritet të hyjë në fuqi edhe ligji për detyrimin e vaksinuar. Sipas disa mediave austriake data pritet të jetë më 4 shkurt, ndërsa disa të tjera pohojnë se mund të jetë data 8 shkurt.

Por, një gjë është e qartë: Qeveria austriake duket shumë këmbëngulëse dhe nuk pritet të tërhiqet nga ky vendim.StrugaLajm

Deri më tash, të paktën me një vaksinë kanë marrë rreth 83 për qind të qytetarëve në Austri. Vetëm 17 për qind e qytetarëve nuk pranojnë të vaksinohen.

Nga data 31 janar janë liruar masat për të pavaksinuarit, por ata nuk kanë të drejtën të gëzojnë lirinë e plotë, ashtu siç munden personat që janë vaksinuar me të paktën dy vaksina.

In : Aktuale

Loading...
loading...