Valdrin Vinca dhe Valdet Jakupi, struganët e talentuar aktivizohen me reprezentacionin U16

Dy futbollistët me origjinë nga Struga, shumë të talentuar dhe me prespektivë, Valdrin Vinca dhe Valdet Jakupi, janë grumbulluar me reprezentacionin e U16 të Maqedonisë.Ky sukses i futbollistëve strugan nuk ka ndodhur rastësisht por ka ardhur si rezultat i paraqitjes dinitoze që të dy djelmoshat kanë bërë në klubet e tyre përkatëse.
Valdet Jakupi nga Tateshi i Strugës në mënyrë cilësore është pjesë e ekipit të ”AK Burgeland” në Austri ku ka shkëlqyer si mesfushor .Gjithashtu ,edhe futbollisti Valdrin Vinca si pjesë e ekipt ”First Viena 1894” ka treguar kualitete si mesfushor i krahut të djathtë dhe tashmë për të kanë shfaqur interes ekipe të njohura jo vetëm nga Austria.Dy futbollistët strugan të enjten do zhvillojnë ndeshjen kontrolluese si përfaqësues të U16 në Ohër.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...