VALL,SHTETI MË I RËNDËSISHËM SE KOMBI ?!

Xhevdet Nasufi/Strugalajm.com

Është e natyrshme dhe njerëzore që në politik dhe punë të bëhen lëshime dhe gabime. Por kur përsëriten lëshimet në politikë dhe tregëtohet me ta si në treg, kjo është e palejushme. Këto pastaj nuk jan gabime dhe lëshime të kuptueshme, të natyrshme,por marin dimenzione të tjera që tejkalojn përgjegjësin ordinere,transferohen në krim politik.
Politika e maqedonasve në Maqedoni që nga ndarja prej ish Federatës Jugosllave tradicionalisht është zhvilluar mes dy krahëve politik të strukturuar djathas dhe majtas,por që nuk kan patur dallime në rafshin e marëdhënieve ndaj shqiptarëve, në raportin e tyre ndaj shtetit,as edhe në raportin shtet-shqiptar. Shteti tradicionalisht është etabluar dhe ka funkcionuar si i maqedonasve.
Krahu i majt i politikës maqedonase ka konceptin e ndërtuar ideor nga Glligorovi dhe i pasuar nga Crvenkovski. Në raport me shqiptarët ky koncept politik nuk ka pësuar ndryshime të mëdha edhe sot kur këtë rrym politike të majt maqedone e manaxhon Zoran Zaevi. Bile çuditërisht, në momente më të volitshme politike për shqiptarët për tu faktorizua,pikërisht në kohën e Zoran Zaevit u regjistruan dekadenca apsurde : Marëveshja e Przhinos;Ndërtimi i Qeverisë së Zaevit; Marëveshja e Prespës, tani ndryshimet kushtetuese. Pikërisht në këto momente dhe zhvillime shqiptarët jo vetëm se me elegancë u vet/përjashtuan nga proçeset inkluzive shtetërore ,por ndodhi e kundërta, mbeten me gisht në gojë si kompensim për tërë përkushtimin e tyre ndaj Maqedonisë dhe maqedonasve.
Krahu i djatht i blokut politik maqedonas përfaqsohej nga VMRO.Këtu dallojm kohën kur lider ishte Lupço Georgievski dhe ajo e Nikola Gruevskit. Gjersa i pari karakterizohet me hien e rëndë të propagandës agresive antishqiptare paraelektorale në vitet 90(ka shqiptar, por në veçanti politikan – shqiptar që e paragjykojn Lupçon),në praktikimin e manaxhimit të qeverisë me PDSH(1998-2002) jo që nuk e manifestoi ate propagand antishqiptare(isha për katër vite anëtar i qeverisë dhe zëvëndës i Lupços pikërisht në kohën e krizës më të madhe të Maqedonisë) por e kundërta, u bë elementi vendosës me Arbër Xhaferin që shqiptarët të arrin për të parën herë objektivin e bashkqeverisjes dhe bashkvendosjes në Qeveri dhe në Shtet. Këtë objektiv dhe sukses të arritur atëher askush nuk mund ta vlerësoi si të përkryerë , por gjithsesi të pakaluar dhe të paarritur gjer tani.
Për dallim nga Lupçoja,Gruevski pos që arriti nga qeverisja të eleminoi dhe të mos respektoj konceptin e bashkqeverisjes dhe bashkvendosjes me shqiptarët(paraprakisht këtë e trasoi Crvenkovski në Qeverin 2002-2006), arriti të përjashtoi nga vendosja për çështjet me interes shtetërore dhe kombëtar edhe vet maqedonasit. Së pari, përjashtoi blokun e majt politik maqedonas , që pastaj të instaloi mbi demokracin partiake vetvehten.Në fund ,Gruevski mbaroi në uzurpimin fatal të tri pushteteve në vënd. Kështu personifikimi i politikës shtetrore dhe asaj ndëretnike në individ, domosdoshëm promovoi politiken kur ligji mbron individ të caktuar,komunitete dhe etni të caktuara. Tradicionalisht,ky koncept i qeverisjes në fund u konvertua në kriminalitet politik dhe mbaroi në despotizëmr. Në këtë rafsh, ai me mënçuri sipas disa indikacioneve futi edhe shqiptarët, të cilët po ashtu u bën pjesë e politikës së inkriminuar qëllimshëm, që pastaj edhe të zhantazhohen lehtësisht(?!) Prandaj, sot nuk jan të shurdhër zërat shqiptar pro pajtimit të krimit me jokrimin.
Miq të dashur,pajtimi dhe amnestimi është gjest i shejt njerëzor . Por,pajtimi dhe amnestimi bëhet vetëm atëher kur nuk diverzohet shteti ,siguria juridike,kur paqa svidohet nga paqëndrushmëria.
Sidoqoft,Zaevi në emër të një pajtimi iraciona,ashtu si edhe me referendumin,ngriti lart tensionet në vënd(presionet e faktirit relevant ndërkombëta nuk ishin hershëm të proektuara por u sviduan nga brënda), sa që shqiptarëve as nuk ua dha mundësin të hapin gojen,e jo më të mbërrin diçka të pritshme, legjitime me ndryshimet kushtetuese.
Dhe si përfundim, i tërë ky mozaik politik nga të dy krahët politik maqedonas nihmoj bashkarisht rrugëtimin kah konsolidimi i shtetit, kombit maqedonas të kontestuar jo pak në rajon,por edhe faktorizimin e rëndësishëm ndërkombëtar të shtetit.
Politiken shqiptare pas luftës së 2001 e përfaqson BDI,parti poilitike që sipas vokacionit është dashur të shkoj djathas formalisht, por as formalisht, e jo më përmbajtësisht, u stacionua majtas,bile në të majten ekstreme që më shum impenjon stilin e tejkaluar të vëllazërim – bashkimit mes të pabarabartëve. Vetvetiu kjo epilogon në konformizëm i cili nuk u sjell progres,më së pakti për shqiptarët .Orientimi i këtill politik i BDI-së rezultoi me faktin se po trajton shqiptarët si komb më pak itërëndësishëm se Shteti dhe integrimi që parqet non sens.
Sot Shqiptarët politikbërës jan të pazëshëm. Kur ngrejn zërin bëhen më katolik se Papa.Përkushtimi i këtill është për/nënçmues.Kur e dëgjojm Bujarin në rolin e moderatorit politik për të animuar shqiptarët për gjoja suksesin historik të integrimeve(i tij dhe i të tijve),por jo vetëm, Talatin sesi ngritet mbi interesat e shqiptarëve me vlerësimin se Ligji plot mangësi për Shqipen mundet të presë,pas referendumit dhe Prespës,dëshmojn se jan edhe më demokrat se demokratët,dhe më maqedonas se maqedonasit.Utopi .
Pra,iluzion është se kjo garnitur politike shqiptare do e godasë politiken e domokratëve të ri të rrejshëm maqedonas e shqiptar, apo se do e braktis vetimpenjimin neokomunist: Më i rëndësishme është shteti se kombi. Po ashtu,idealiste jan tezat gjithnjë më të zëshme të politikanëve shqiptar dhe të shkencëtarëve pacifist në petkun e politikes, se Marëveshja e Ohrit efektuizohet kur të miratohet Ligji për gjuhët,apo se ajo nuk e ka lejuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Bile,është neveritse kjo tezë kur shpalose bashk me mbështetjen e hapur për “moshapjen” e ndryshimeve në Kushtetutë edhe për nevojat e shqiptarëve. Mos vall,dikush mendon të bëj luftë përsëri dhe të hap kushtetuten? Përfundimisht,tezat e këtilla flasin për mungesë të ideve dhe vizionit, flasin për mosnjohje të zhvillimeve politike në Maqedoni, flasin për mosnjohje të funkcionimit të shteteve shumetnike.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...